Zhvillohet në Pekin forumi për zhvillimin me cilësi të lartë të fshatrave të bukur të Kinës
2024-03-30 15:09:00

foto nga CFP

Fshati në Wuyuan të provincës Jiangxi të Kinës Jugore/ foto nga CFP

Një degë e Shoqatës së Turizmit të Kinës mbajti një forum në Pekin për promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të fshatrave të bukur të Kinës në epokën e re.

Më shumë se 30 ekspertë nga departamentet e turizmit, fusha diplomatike dhe universitetet morën pjesë në forum dhe diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e fshatrave më të bukur të standardit të lartë në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Në forum u bë e ditur se standardet përkatëse dhe puna e vlerësimit do të diskutohen në mënyrë aktive gjatë vitit.

Ekspertët ranë dakord se Kina mund të mësojë potencialisht nga vendet evropiane në këtë fushë, të kryejë shkëmbime dhe bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe të përparojë rigjallërimin rural. (Irma)