Të huajt kryen afro 3 milionë udhëtime për në Kinë në janar-shkurt
2024-03-30 15:43:27

foto nga CFP

Turistët e huaj mbërritën në aeroportin ndërkombëtar të Shenzhenit më 14 mars 2024 / foto nga CFP

Në dy muajt e parë të vitit, Kina regjistroi 2.95 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse të kryera nga të huajt.

Njoftimi u bë nga Shi Zeyi, zyrtar në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, duke cituar të dhëna nga Administrata Kombëtare e Emigracionit, shkruan “Xinhua”.

Shifra shënon një rritje të dukshme prej 2.3 herë krahasuar me periudhën e mëparshme dhe një rikuperim që ka arritur në 41.5 për qind të nivelit para pandemisë Covid-19, deklaroi Shi në një konferencë për shtyp. (Irma)