Kina dhe BE-ja bien dakord të nxisin shkëmbimet mes njerëzve
2024-03-30 17:28:03

foto nga CMG

foto nga CMG

Të premten në Pekin u mbajt Takimi i 6-të i Dialogut të Nivelit të Lartë Kinë-BE, gjatë të cilit u ra dakord për nixitjen e shkëmbimeve njerëzore dhe bashkëpunimin praktik.

Anëtarja e Këshillit të Shtetit të Kinës Shen Yiqin zhvilloi dialogun me Iliana Ivanova-n, Komisionere Evropiane për Novacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë.

Shen-i tha se Kina dhe BE-ja duhet të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e të dy palëve dhe të punojnë në kornizën e mekanizmit të dialogut të nivelit të lartë për lehtësuar dhe rritur shkëmbimet e personelit dhe ato në arsim, shkencë dhe teknologji, kulturë, media, sport, të rinjtë dhe gratë, duke i dhënë më shumë dinamizëm partneritetit gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe BE-së.

Ivanova tha se BE-ja është e gatshme të punojë me Kinën për më shumë rezultate në shkëmbimet mes njerëzve dhe bashkëpunimin praktik. (Wang Lei/ Laçi)