Kina nis fushatën e inteligjencës artificiale për të fuqizuar arsimin
2024-03-30 15:23:25

foto nga

foto nga “bjnews.com.cn”

Ministria e Arsimit në Kinë nisi një fushatë të inteligjencës artificiale për të nxitur arsimin, e cila fokusohet në katër lëvizje specifike, që përfshijnë nisjen e një hapësire për “Të mësuarit e inteligjencës artificiale” në platformën e arsimit inteligjent të vendit, ku ekspertët do të diskutojnë dhe mësojnë teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe ndërtimin e një platforme shkëmbimi ndërkombëtar për arsimin digjital për të kontribuar me një qasje kineze për edukimin e inteligjencës artificiale, shkruan “Xinhua”.

Fushata synon të promovojë aplikimin e integruar të mësimdhënies dhe të nxënit përmes inteligjencës artificiale, përmirësimin e shkrim-leximit dhe aftësive arsimore digjitale të publikut dhe standardizimin e etikës shkencore të aplikacioneve të inteligjencës artificiale.

Ministria ka vendosur gjithashtu të nisë një program pilot për të aplikuar platformën kombëtare të arsimit të zgjuar për shkollat fillore dhe të mesme në rajone të shumta si Guangdong, Hainan, Xizang, Qinghai, Ningxia dhe Xinjiang. (Irma)