Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
2024-03-29 17:25:44

Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze janë bërë shtylla e këtij procesi, ndërsa në epokën e energjisë së re, ndikimi i markave kineze po zgjerohet dita-ditës. Në ekspozitat ndërkombëtare të industrisë në vitet e fundit, kompanitë kineze kanë marrë pjesë aktive dhe produktet e tyre të teknologjisë më të fundit vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e botës.