Ligjvënësi i lartë: Zhvillimi i gjelbër i Kinës do të ushqejë tregun për investime dhe konsum
2024-03-29 15:16:25

CFP

CFP

Zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët i Kinës do të ndikojë në rritjen ekonomike dhe do të ushqejë çdo vit një treg prej 10 trilionë juanë (rreth 1.4 trilion dollarë amerikanë) për investime dhe konsum, deklaroi Zhao Leji, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, në një fjalim kryesor në Konferencën Vjetore të Forumit të Boaos për Azinë, citon “Xinhua”.

Kina do t'i përmbahet zhvillimit të gjelbër, tha Zhao, duke shtuar se ky është tipari përcaktues i zhvillimit me cilësi të lartë të vendit.

Tani gati gjysma e kapacitetit të instaluar të prodhimit të energjisë fotovoltaike në botë është në Kinë, më shumë se gjysma e automjeteve me energji të re në botë drejtohen në Kinë dhe një e katërta e rritjes botërore në zonat e reja pyjore është nga Kina, tha ai.

“Ne po përshpejtojmë përpjekjet për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe social të gjelbër dhe me karbon të ulët dhe do të përpiqemi të maksimizojmë emetimet e dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe të arrijmë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060”,- tha Zhao. (Irma)