Kryeministri kinez premton nxitjen e rinovimit të pajisjeve dhe tregtisë së mallrave të konsumit
2024-03-29 10:46:10

CFP

CFP

Kryeministri kinez Li Qiang kërkoi të enjten të ndërmerren veprime konkrete, për të nxitur rinovimin e pajisjeve të konsumit të gjerë dhe tregtinë e mallrave konsumatore, për të lehtësuar transformimin ekonomik dhe përmirësuar mjetet e jetesës së njerëzve.

Duke folur gjatë një videokonference të Këshillit të Shtetit, Li, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK, theksoi rëndësinë strategjike të fushatës së përmirësimit dhe përfitimet për ekonominë, bizneset dhe individët. 

Ai i bëri thirrje rajoneve dhe departamenteve qeveritare, ti japin rëndësi fushatës dhe të bëjnë përpjekje për realizimin e saj.

Li tha se fushata duhet të orientohet drejt tregut dhe të drejtohet nga qeveria. Ajo duhet të përfshijë katër fusha kryesore: rinovimet e pajisjeve, tregtinë e mallrave konsumatore, riciklimin e mallrave të përdorura dhe lartësimin e standardeve.

Kina do ti japë përparësi rinovimit të pajisjeve në industritë premtuese. Do të përshpejtojë vlerësimin e pajisjeve të paefektshme, me konsum të lartë energjie. Do të përqëndrohet tek emisionet e larta apo rreziqet e fshehta të sigurisë. Gjithashtu do të mbështesë tregtinë e mallrave të vjetra të dobëta konsumatore, që kanë kërkesë të lartë dhe mund të nxisin ekonominë, tha Li.

Do punohet për të përshpejtuar riciklimin dhe për të përcaktuar zhvillimin e ndërmarrjeve, të angazhuara në procesimin dhe përdorimin e burimeve të përtëritshme, tha Li.