Kina dhe Indonezia kryejnë ekspeditën e parë të përbashkët shkencore në kanalin e Javës
2024-03-29 20:43:54

foto: VCG

foto: VCG

Kina dhe Indonezia kanë përfunduar ekspeditën e tyre të parë të përbashkët shkencore në kanalin e Javës në Oqeanin Indian. Anija e kërkimit shkencor “Tansuo-1” (“Discovery One”), që mbante batiskafin me ekuipazh “Fendouzhe” (“Striver”), u kthye të enjten në qytetin Sanya, në provincën Hainan të Kinës Jugore.

Ekspedita e përbashkët shkencore u krye nga Akademia e Shkencave e Kinës (CAS) dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Inovacionit e Indonezisë.

Ekipi i ekspeditës, i përbërë nga ekspertë nga 11 universitete dhe institucione nga të dy vendet, u nis nga Sanya më 8 shkurt për një udhëtim 50-ditor të misioneve të zhytjes në thellësitë detare në kanalin e Javës. Batiskafi me ekuipazh “Fendouzhe” kreu 22 zhytje në këtë zonë, 14 prej të cilave në një thellësi prej më shumë se 6 000 metrash. Gjatë misioneve janë mbledhur mostra makrobentosi, shkëmbinj e sedimente dhe janë marrë video e fotografi me qartësi të lartë.

Ekspedita e përbashkët do të thellojë më tej njohjen e procesit gjeologjik në zonën e humnerës dhe evolucionin e Tokës.