Fitimi neto i Bankës Industriale e Tregtare u rrit me 0.8 për qind në vitin 2023
2024-03-29 14:23:46

CFP

CFP

Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC), huadhënësi më i madh tregtar i vendit, raportoi një rritje të fitimit neto prej 0.8 për qind vitin e kaluar, pavarësisht një rënie prej 3.7 për qind në të ardhurat e biznesit, shkruan “Xinhua”.

Fitimi neto i bankës, që i atribuohet aksionerëve, ishte 365.12 miliardë juanë (rreth 51.43 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2023 dhe të ardhurat nga biznesi arritën në 843.07 miliardë juanë, sipas raportit financiar të dorëzuar në Bursën e Shangait.

Raporti i kredive me probleme të bankës qëndroi në 1.36 për qind në fund të 2023-shit, duke rënë 0.02 pikë përqindje nga fundi i vitit 2022.

Raporti i mbulimit të provizioneve ishte 213.97 për qind, 4.5 pikë përqindje më i lartë se ai në fund të vitit 2022.

Banka vazhdoi të injektonte kredi në ekonominë reale. Bilanci i kredive të brendshme në juanë ishte 24.4 trilionë në fund të vitit 2023, një rritje prej 2.9 trilionë nga fillimi i vitit. (Irma)