Ban Ki - moon bën thirrje për mbështetjen e nismës së gjelbër "Një brez, një rrugë"
2024-03-29 15:40:27

Të enjten, Forumi Aziatik i Boao-së 2024 zhvilloi një tryezë të rrumbullakët për investimet dhe financimin e gjelbër. Presidenti i Këshillit të Forumit Boao dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki moon, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, të përkrahë përpjekjet për realizimin e nismës së gjelbër "Një brez, një rrugë".

Ban Ki moon tha se pas paraqitjes nga Kina të nismës "Një brez, një rrugë" 10 vjet më parë, ajo është zhvilluar shpejt, duke marrë rezultate të pasura. Që prej 2021, kjo nismë ka luajtur rol të rëndësishëm për përballimin e krizës së klimës. Ai vlerësoi përpjekjet e Kinës për realizimin e nismës së gjelbër "Një brez, një rrugë".

Ban Ki moon tha se arritja e objektivit të zhvillimit të gjelbër me karbon të ulët, tani është bërë më urgjente se kurrë. Në çështjen e ndryshimit klimatik, megjithëse Marrëveshja e Parisit e nënshkruar në 2015 ofroi një rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, fatkeqësisht, bota nuk ka qenë në gjendje të bashkohet efektivisht dhe është e vështirë të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë Celsius sipas kërkesave të Marrëveshjes. 

Në të njëjtën kohë, vendet në zhvillim që janë më të prekshme ndaj efekteve të dëmshme të ngrohjes globale, s'kanë marrë ende ndihmë të nevojshme, duke përfshirë mbështetjen për investimet e gjelbra dhe financimin, për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ndaj, detyra e parë tani është forcimi i përkrahjes, për realizimin e nismës së gjelbër "Një brez, një rrugë". Përveç dhënies së fondeve plërkatëse, nevojitet ndihmë teknologjike dhe përgatitje talentesh. (Fani)