Zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës injekton shtysë të fortë në rimëkëmbjen ekonomike globale
2024-03-29 16:09:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zhao Leji, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, deklaroi në Konferencën Vjetore të Forumit të Boaos për Azinë, se Kina po avancon modernizimin e stilit kinez në të gjitha frontet përmes zhvillimit me cilësi të lartë.

Sipas tij, kjo gjë do të injektojë një shtysë të fortë në rimëkëmbjen ekonomike globale dhe do të ofrojë më shumë mundësi për zhvillimin e të gjitha vendeve, veçanërisht vendeve fqinje aziatike, shkruan “Xinhua”.

Ligjvënësi më i lartë i Kinës tha se ekonomia kineze u rrit me 5.2 për qind në baza vjetore në vitin 2023 dhe objektivi i rritjes këtë vit është rreth 5 për qind. (Irma)