Ligjvënësi i lartë: Kina do të ndërtojë një mjedis biznesi të klasit të parë
2024-03-29 14:59:58

Xinhua

kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, Zhao Leji/Xinhua

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, Zhao Leji, deklaroi në Konferencën Vjetore të Forumit të Boaos për Azinë se Kina do të bashkohet në mënyrë proaktive me rregullat e standardeve të larta ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare dhe do të ndërtojë një mjedis biznesi të klasit të parë të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar, shkruan “Xinhua”.

Ligjvënësi më i lartë i Kinës tha se vendi do t'i përmbahet zhvillimit duke u hapur gjithnjë e më shumë.

Sipas tij, vendi do të vazhdojë të shkurtojë listën negative për investimet e huaja dhe të heqë të gjitha kufizimet për aksesin e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit.

“Kina gjithashtu do ta bëjë më të përshtatshëm për të huajt që të punojnë, studiojnë dhe udhëtojnë në vend”,- tha Zhao. (Irma)