Kina do të përmirësojë menaxhimin e shërbimit të mamisë
2024-03-29 11:27:35

CFP

CFP

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka publikuar një qarkore për të përmirësuar menaxhimin e shërbimit të mamisë, duke theksuar rolin e institucioneve të kujdesit shëndetësor të financuara nga publiku në përmbushjen e nevojës themelore të njerëzve për shërbimin e mamisë, shkruan “Xinhua”.

Sipas qarkores, zonat në nivel qarku me një popullsi mbi 300.000 banorë duhet të kenë të paktën dy institucione shëndetësore të financuara nga publiku, të aftë për të ofruar shërbimin e mamisë.

Po ashtu, në dokument thuhet se zonat me një popullsi më pak se 300.000 banorë duhet të kenë të paktën një institucion të tillë. (Irma)

CFP

CFP