Xi uron Faye për zgjedhjen si president i Senegalit
2024-03-29 20:45:47

 Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Bassirou Diomaye Faye për zgjedhjen si president i Senegalit. 

foto: VCG

foto: VCG

Xi nënvizoi se, që nga vendosja e marrëdhënieve diploamtike midis Kinës dhe Senegalit, besimi reciprok politik është forcuar vazhdimësisht, bashkëpunimi praktik ka sjellë rezultate të shumta dhe të dy vendet kanë bashkëpunuar ngushtë në çështjet ndërkombëtare. Si bashkëkryesues të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, të dyja palët do të organizojnë bashkërisht Samitin e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në Kinë.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës e Senegalit dhe jam i gatshëm të punoj së bashku me presidentin Faye për të mbështetur njëri-tjetrin e për të bashkëpunuar, për të organizuar së bashku Samitin e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, për të çuar përpara marrëdhëniet Kinë-Senegal e marrëdhëniet Kinë-Afrikë dhe për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dyja vendeve,” u shpreh kreu i shtetit kinez. (Li Huailiang/Artan)