Xizangu përkujton 65 vjetorin e reformës demokratike
2024-03-29 14:35:51

Xinhua

E enjtja shënon 65 vjetorin e reformës demokratike, e cila i dha fund regjimit feudal në rajonin autonom Xinjiang të Kinës Juglindore. Kjo u përkujtua me festime të shumta në rajon. 

Në kryeqytetin rajonal Lhasa, më tepër se 2000 njerëz, të veshur me kostume festive, u mblodhën në sheshin e Pallatit Potala, për ceremoninë kombëtare të ngritjes së flamurit, për këtë rast të veçantë. 

"Kam qenë punëtor emigrant, por tani mund të gëzoj një pension mujor dhe sigurimet e kujdesit shëndetësor. Tre fëmijët e mi kanë të gjithë punëra të mira. Jeta po bëhet gjithnjë e më e mirë" tha Palbar, 66 vjeç, duke shtuar se çdo vit bashkë me fqinjët e tij, ndjek ceremoninë që përkujton reformën demokratike, e cila i dha fund regjimit feudal në Xizang, 65 vite më parë. 

Kelsang Zengpel, një banor 79 vjeçar i qytetit Dombang, i vendosur në qarkun Zogang në qytetin Chamdo, tha se si dëshmitar i epokës feudale, por edhe asaj aktuale të Xizangut, është vërtet i kënaqur me zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre viteve. Ai vlerëson politikat favorizuese të vendit për popullin dhe zhvillimin e papritur të qytetit të tij, Dombang, që ka sjellë përmirësime.

Në fshatin Galai në qytetin Nyingchi, fshatarët e zonës të veshur me kostume etnike,festojnë përvjetorin me valle popullore. I njohur për ruajtjen e kujdesshme të sistemit ekologjik dhe ekoturizmin e fortë rural, Galai priti më shumë se 110 mijë vzitorë në 2023, me të ardhura totale nga turizmi 3.41 milionë yuan (rreth 480.000 $), një nxitje e rëndësishme për ekonominë vendase.

CFP

"Të paturit e një çatie mbi kokë, dikur ishte ëndërr për parardhësit tanë, të cilët ishin shërbëtorë. Brezi yt nuk i ka shqetësimet rreth ushqimit, rrobave dhe strehimit. I përkasin të kaluares. Kushtet e jetesës në Xinjiang janë përmirësuar në vazhdimësi" tha Tseangu.  "Jemi me fat që jetojmë në këtë epokë."

Në 28 mars 1959, populli i Xinjiangut filloi reformën demokratike, duke i dhënë lirinë një milion shërbyesve.

Në vitin 2009, legjislacioni rajonal shpalli 28 marsin si ditën përkujtimore për emancipimin e shërbyesve. 

Kudo nëpër Xizang zhvillohen aktivitete si ekspozita tematike, shfaqje kulturore dhe artistike, recitime klasike dhe shumë të tjera.

Tashi Norbu, një mësues shkolle fillore nga Kamba në qytetin Xigaze, udhëtoi deri në qytet për të marrë pjesë në festime. "Vitet e fundit kam parë përmirësime të rëndësishme në strukturat tona shkollore. Studentët tashmë kanë ekrane elektronike dhe projektorë nëpër klasa, duke rritur ndjeshëm efikasitetin e mësimëdhënies tonë, " tha Tashi Norbu.