CMG-ja:Pse përfaqësuesi amerikan thotë se "Kurthi Thucydides" nuk është i pashmangshëm?
2024-03-29 15:37:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më 27 mars, Presidenti i Kinës Xi Jinping, u takua në Pekin me përfaqësues të komunitetit industrial tregtar e akademik të SHBA-së. Ky ishte takimi i parë i Presidentit Xi Jinping me personalitete amerikane, që nga takimi mes dy liderëve Kinë-SHBA, në San Francisko në nëntor të vitit 2023. 

Presidenti Xi vuri në dukje se konsensusi kryesor i arritur në takimin e San Franciskos, është që marrëdhëniet kino-amerikane duhet të stabilizohen dhe përmirësohen. Lidhur me këtë, përfaqësuesi amerikan tha se “Kurthi Thucydides” nuk është i pashmangshëm.

Është interesante se një nga përfaqësuesit amerikanë që morën pjesë në takim ishte Graham Allison, Dekani themelues i Shkollës “Kennedy” të Universitetit të Harvardit, i cili është krijuesi i konceptit "Kurthi Thucydides". 

Në vitin 2012, Graham Allison citoi shkrimet e historianit të lashtë grek Thucydides për Luftën Peloponeziane, për të shpjeguar mundësinë e shpërthimit të konflikteve të forta, madje luftrave, midis fuqive në rritje dhe fuqive të tanishme. Vitet e fundit, SHBA e ka konsideruar Kinën si konkurrenten kryesore strategjike. Shumë analistë përdorin termin "Kurthi Thucydides" për të shprehur shqetësimet e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane.

Pse përfaqësuesi amerikan tha se "Kurthi Thucydides" nuk është i pashmangshëm? Mund ta analizojmë nga 3 aspekte.

Sukseset e zhvillimit të Kinës dhe SHBA-së sjellin përfitime të ndërsjellta. Kjo është vërtetuar shpesh me fakte dhe të dhëna. Tregtia midis Kinës dhe SHBA është rritur mbi 200 herë, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Në vitin 2023, vëllimi i tregëtisë dypalëshe arriti në 4.7 trilionë juanë. Aktualisht mbi 70,000 kompani amerikane investojnë në Kinë, me fitime vjetore që tejkalojnë 50 miliardë dollarë, duke i sjellë gjallëri ekonomisë kineze. Tregtia midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka mbështetur mbi 2.6 milionë vende punësimi në dy vendet.

Vitet e fundit, marrëdhëniet janë të paqëndrueshme, sepse SHBA e konsideron gabimisht Kinën si konkurrenten kryesore strategjike. Pas takimit të liderëve të dy vendeve në San Francisko, marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar. Gjithsesi keqkuptimi për Kinën vazhdon. Lista e sanksioneve të njëanshme mbi sipërmarrjet kineze ende zgjerohet. Kjo shkaktoi kundërshtimin e fortë të komunitetit amerikan të biznesit. Wall Street Journal përmendi kohët e fundit, një raport nga kompanitë farmaceutike amerikane, që pohonin se ndarja nga Kina përbën një kërcënim për zinxhirin e furnizimit të kompanive farmaceutike amerikane.

"Kurthi Thucydides” nuk është i pashmangshëm. Kjo rrjedh edhe nga shkëmbimet dhe miqësia midis popujve kinezë e amerikanë. Në nëntor të vitit të kaluar, Kina njoftoi se në pesë vjetët e ardhshme, do të ftojë 50 mijë të rinj amerikanë, të vijnë në Kinë për shkëmbime dhe studime. 

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e shumë kompanive amerikane si Apple, Qualcomm, Micron kanë bërë me radhë një valë vizitash në Kinë. 

Krahas këtyre, që nga 31 marsi, fluturimet ajrore mes dy vendeve do të shtohen, nga 70 deri në 100 në javë, për të plotësuar kërkesat e tregut. (Fani)