Ligjvënësi i lartë: Investimi në Kinë është investim për të ardhmen
2024-03-29 15:51:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zhao Leji, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, deklaroi në Konferencën Vjetore të Forumit të Boaos për Azinë, se investimi në Kinë është investim për të ardhmen, pasi tregu super i madh i Kinës do të vazhdojë të nxjerrë në pah potencial të madh, shkruan “Xinhua”.

Ligjvënësi më i lartë i Kinës tha se Kina do të ndjekë zhvillimin e përbashkët. Sipas tij, Kina është tashmë një partner i madh tregtar i më shumë se 140 vendeve dhe rajoneve, një burim i madh investimesh për një numër në rritje vendesh dhe një nga destinacionet më të rëndësishme të investimeve për shumicën e vendeve.

“Ne mirëpresim sinqerisht të gjitha vendet që të hipin në trenin ekspres të zhvillimit të Kinës dhe të bashkojnë duart për të realizuar modernizimin botëror që paraqet zhvillim paqësor, bashkëpunim reciprokisht të dobishëm dhe prosperitet të përbashkët”,- tha Zhao. (Irma)