Fitimi neto i “BYD” u rrit me mbi 80 për qind në vitin 2023
2024-03-28 14:37:33

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhuesi kryesor kinez i automjeteve me energji të re (NEV) “BYD Company Limited” regjistroi një fitim neto prej 30.04 miliardë juanë (rreth 4.23 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2023, një rritje vjetore prej 80.72 për qind.

Sipas raportit vjetor të kompanisë, cituar nga “Xinhua”, BYD-ja gjeneroi të ardhura prej 602.32 miliardë juanë në vitin 2023, një rritje prej 42.04 për qind në baza vjetore.

Shpenzimet e kompanisë për kërkimin dhe zhvillimin arritën në 39.58 miliardë juanë në vitin 2023, 112.15 për qind më shumë në baza vjetore.

Në vitin 2023, vëllimi vjetor i shitjeve të NEV-ve të BYD-së kaloi 3.02 milionë, duke u renditur i pari në shitjet globale të këtyre makinave.

Të ardhurat e BYD-së jashtë shtetit arritën në 160.22 miliardë juanë vitin e kaluar, një rritje vjetore prej 75.2 për qind. Të ardhurat e kompanisë jashtë shtetit përbënin 26.6 për qind të të ardhurave totale të saj në vitin 2023, me 5.03 pikë përqindje më shumë krahasuar me vitin 2022.

Aktualisht, BYD-ja ka hyrë në tregje në 78 vende dhe rajone anembanë botës, si dhe ka investuar dhe ndërtuar fabrika në vende duke përfshirë Brazilin, Hungarinë dhe Tajlandën. (Elona)