Stambolli do të presë Lojërat Europiane 2027
2024-03-28 14:59:23

Stambolli (Foto Msn)

Stambolli do të presë Lojërat Evropiane 2027, njoftoi kryebashkiaku i qendrës financiare dhe kulturore të Turqisë, Ekrem Imamoglu, gjatë një konference shtypi.

Ai shprehu mirënjohje për Komitetin Olimpik Evropian (EOC) për marrjen e vendimit të tij. Kryebashkiaku theksoi se pavarësisht kandidaturës pesë herë të Stambollit për Lojërat Olimpike, qyteti turk ende nuk ka pritur një ngjarje shumësportive, shkruan “Xinhua”.

Imamoglu theksoi domosdoshmërinë e një koordinimi dhe uniteti të fortë për një ngjarje kaq të rëndësishme dhe shprehu besimin e tij se duke punuar së bashku, Stambolli mund të kapërcejë të gjitha rekordet e mëparshme me Lojërat Evropiane 2027.

Lojërat Evropiane janë gara sportive ndërkombëtare prestigjioze ku marrin pjesë atletë nga i gjithë kontinenti evropian. Organizuar çdo katër vjet nga EOC-ja, eventi sport shfaq talentet e nivelit të lartë atletik. (Elona)