Të enjten, aktiviteti "Udhëtimi në një Kinë Kulturore" hyri në fazën e qytetit Quzhou të Zhejiang-ut, një provincë në Kinën Lindore.
Po atë ditë pasdite, pjesëmarrësit në këtë aktivitet bënë vizitë në tempullin e familjes së Konfucit që ndodhet në Kecheng të Quzhou-t.
Ky tempull ka histori prej rreth 800 vjetësh dhe është një nga dy tempujt e familjes së Konfucit në Kinë. Tempulli është ndërtuar nga nipi i brezit të 48-të i Konfucit dhe ka kaluar nëpër shumë dinasti kineze, si Song Jugore, Yuan, Ming dhe Qing. Siç mësohet, monumenti kryesor me imazhin e Konfucit në këtë tempull është skicuar nga piktori i famshëm i dinastisë Tang, Wu Daozi.
Për të promovuar kulturën e Konfucit, Quzhou organizon shpeshherë veprimtari lutjesh e shkëmbimesh kulturore, si edhe aktivitete promovuese jashtë Kinës. Në “Facebook”, Quzhou ka hapur një llogari në gjuhën angleze, të quajtur “Confucius Says”, ku janë përfshirë mendimet e Konfucit dhe burimet kulturore të konfucizmit. Synimi është që të nxirret kultura e Konfucit jashtë librave e veprave klasike dhe të përhapet gjerësisht në vendet e botës. (Jiang Lei)