1 Maji, portet kufitare të Kinës pritet të kenë 1.76 milionë udhëtime hyrje-dalje ditore
2024-04-28 15:40:17

Foto nga VCG

Pikat kufitare të Kinës pritet të kenë një mesatare ditore prej 1.76 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse, 40.5 për qind më shumë në baza vjetore, gjatë festës së Ditës së Majit, sipas një parashikimi të publikuar nga Administrata Kombëtare e Emigracionit (NIA), cituar nga “Xinhua”.

Gjatë festës pesëditore që fillon nga 1 maji, aeroportet ndërkombëtare në Kinë pritet të kenë një rritje të vazhdueshme të hyrjeve dhe nisjeve në kufi.

Aeroporti Ndërkombëtar Pudong i Shangait pritet të trajtojë rreth 88.000 pasagjerë në ditë, Aeroporti Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun vlerësohet të trajtojë rreth 41.000 pasagjerë në ditë dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit pritet të trajtojë 40.000, sipas NIA-s.

Ndërkohë, portet tokësore që lidhin Kinën kontinentale me rajonet e posaçme administrative të Hong Kongut dhe Makaos pritet të kenë një rritje të dukshme në udhëtimet hyrëse-dalëse, me Portin Gongbei në qytetin e Zhuhai dhe Portin Luohu në qytetin e Shenzhen që vlerësohet të trajtojë një mesatare ditore prej 320.000 dhe 194.000 udhëtime hyrëse-dalëse.

NIA ka premtuar përpjekje të përbashkëta së bashku me departamentet e tjera për të garantuar udhëtimin e sigurt, efikas dhe të qetë të pasagjerëve. (Irma)