Më 24 prill, aktiviteti "Udhëtimi në Kinën Kulturore" hyri në ditën e dytë të fazës së Zhejiangut, një provincë në Kinën Lindore.
Po atë pasdite, pjesëmarrësit në aktivitet vizituan lagjen e lashtë Mingqing të qytezës Songyang të qytetit Lishui.
Kjo lagje e vjetër ndodhet në zonën e mbrojtjes kulturore e historike të qytezës dhe është lagja me histori më të gjatë vendase. Në këtë lagje, ndërtesat e vjetra janë ruajtur mirë, me stilin e lashtë kulturor. Qysh prej Dinastisë Tang, kjo ka qenë qendra e Songyangut, ku ishin vendosur administrata e duhanit dhe alkolit, zyra postare dhe banka. Deri më sot, këto ndërtesa janë ruajtur ende si hapësirë komerciale dhe bizneset tradicionale vazhdojnë të tërheqin vizitorë të shumtë. Kjo është një nga lagjet të ruajtura më mirë në qytetin Lishui.
Në fund të kësaj lagjeje të vjetër ka edhe një zonë me mister kulturor. Këtu ndodhen tempulli civil, tempulli i mbrojtjes dhe një rrugë më larg tempulli ushtarak. Këta tempuj njihen si 3 Tempujt, ç'ka është një shembull me 3 tempujt e plotë tradicionalë ndër qytezat e Kinës së sotme.
Përpara tempullit civil ka një rrugë të lashtë Qingyun, që është rruga më e vjetër dhe më e shkurtër në Songyang.
Këtu në Songyang të qytetit Lishui, historia vazhdon pandërprerë dhe kultura trashëgohet brez pas brezit. Kjo është shtëpia shpirtërore dhe kulturore të banorëve vendas. (Jiang Lei)