Kina lëshoi me sukses anijen kozmike “Shenzhou-18” për në stacionin hapësinor
2024-04-25 22:15:45
Më 20:59 të së enjtes sipas orës së Pekinit, Kina nisi anijen kozmike “Shenzhou-18” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Veriperëndim të vendit.
Foto:Xinhua
Taikonautët Ye Guangfu, Li Cong dhe Li Guangsu do të kryejnë misionin në stacionin hapësinor të Kinës, “Tiangong”, duke zëvendësuar tre kolegët e misionit “Shenzhou-17” që kanë punuar gati gjysmë viti atje.
Ekuipazhi i misionit Shenzhou-18(Foto:VCG)
Foto:Xinhua
Ye do të jetë komandant misioni. Astronautët planifikojnë të qëndrojnë në orbitë rreth gjashtë muaj dhe do të kthehen në Tokë në fund të tetorit.
Gjatë qëndrimit në orbitë, ekuipazhi i “Shenzhou-18” do të presë anijen e mallrave “Tianzhou-8” dhe anijen kozmike me astronautë “Shenzhou-19”.
Lajmet Kryesore