Fitimet e firmave të mëdha industriale të Kinës u rritën me 4.3% në tremujorin e parë
2024-04-28 16:39:32
Foto nga VCG
Fitimet e firmave të mëdha industriale të Kinës u rritën me 4.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-it, treguan të dhënat zyrtare të shtunën.
Sipas Drejtorisë Kombëtare të Statistikave të Kinës, rritja përmbysi një rënie prej 2.3 për qind të regjistruar vitin e kaluar, duke zgjatur një prirje rritëse për tre tremujorë radhazi.(Çang Çuo)
Lajmet Kryesore