Kina shpreh shqetësimin për sulmet e vazhdueshme ajrore të Izraelit në Siri
2024-04-26 17:24:10

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një i dërguar kinez shprehu të enjten shqetësim të thellë për sulmet e vazhdueshme ajrore të Izraelit në Siri. 

"Akte të tilla përbëjnë një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë. Këto akte do ta shtyjnë më tej situatën rajonale në prag të daljes jashtë kontrollit," tha Geng Shuang, Zv/Përfaqësues i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara (OKB).

Të gjitha palët duhet të ushtrojnë vetkontroll dhe të përmbahen nga veprime që përkeqësojnë tensionet, ndërsa fuqitë e mëdha jashtë rajonit duhet të luajnë një rol konstruktiv në nxitjen e de-përshkallëzimit të situatës rajonale, i tha ai Këshillit të Sigurimit. 

Në lidhje me situatën në Siri, Geng tha se Kina ka qenë një mbështetëse e vendosur e një zgjidhjeje politike, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të nxisë një proces politik të udhëhequr nga Siria dhe në pronësi të Sirisë.