Kryeministri Li thekson konsolidimin e arritjeve në zbutjen e varfërisë
2024-04-25 11:15:17

Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang në Guizhou/Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang theksoi të mërkurën veprimet për të konsoliduar dhe zgjeruar në mënyrë efektive arritjet në zbutjen e varfërisë.

Li, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK, i bëri komentet gjatë një udhëtimi kërkimor në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore.

Li nënvizoi gjithashtu masat për të ushqyer forcat shtytëse të reja për rritjen ekonomike në zonat rurale dhe për të kultivuar një numër në rritje të punëtorëve të kualifikuar, të cilët plotësojnë kërkesat e tregut.

Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang në Guizhou/Xinhua

Kryeministri kinez konfirmoi përparimin ekonomik dhe social të Guizhousë, duke i kërkuar provincës që të japë një kontribut më të madh në zhvillimin e rajonit perëndimor të vendit.(Xu Guang)