Vendet e Europës Qendrore mirëpresin rezolutën e OKB-së për Gazën
2024-03-28 14:57:36

Okb per Gazen (Foto En.apa.az)

Ministrat e Jashtëm të pesë vendeve të Europës Qendrore, gjatë takimit të tyre në Slloveni, përshëndetën rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Gazën, të miratuar të hënën, shkruan “Xinhua”.

“Ne shpresojmë që prej kësaj rezolute furnizimi me ndihma për civilët do të forcohet dhe se kjo do të çojë në paqe të qëndrueshme në Gaza”,- tha kryediplomatja sllovene Tanja Fajon në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e saj nga Austria, Çekia, Hungaria dhe Sllovakia.

Rezoluta e OKB-së kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza për muajin e shenjtë të Ramazanit. Sllovenia, e cila është një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, ishte ndër vendet që përgatitën rezolutën, e cila fitoi 14 vota pro midis 15 anëtarëve të këshillit.

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, tha se rezoluta është një shenjë e jetës së Kombeve të Bashkuara, por shtoi se hapat konkretë mund të arrihen vetëm në terren.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se të gjithë civilët duhet të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur. (Elona)