MJK-ja i kërkon ShBA-së të mos përfshihet në çështjet Kinë-Filipine
2024-03-28 19:58:25

foto: VCG

foto: VCG

Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshihen në çështjet midis Kinës dhe Filipineve, tha të enjten Ministria e Jashtme kineze, duke hedhur poshtë komentet e sekretarit amerikan të Mbrojtjes se ShBA-ja do të mbështeste Filipinet në mbrojtjen e sovranitetit dhe të të drejtave e interesave detare në Detin e Kinës Jugore.

 " ShBA-ja nuk është palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe nuk duhet të përfshihet në një problem midis Kinës e Filipineve," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian në një konferencë të rregullt shtypi.