Kina do të heqë tarifat antidumping për verën australiane
2024-03-28 20:50:47

foto: VCG

foto: VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të enjten heqjen e tarifave antidumping dhe antisubvencionim për verën australiane nga e premtja. Duke pasur parasysh ndryshimet në tregun e verërave në Kinë, nuk është më e nevojshme të vendosen tarifa të tilla për importet e verës me origjinë nga Australia, tha ministria në një deklaratë.

Tarifat antidumping u vendosën më 28 mars 2021 për një periudhë pesëvjeçare.