Shangai u vizitua nga rreth 326 milionë turistë në vitin 2023
2024-03-28 14:52:43

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shangai u vizitua nga rreth 326 milionë turistë në vitin 2023, rreth 73.5 për qind më shumë në baza vjetore, nga të cilët 3.64 milionë ishin vizitorë hyrës, thanë autoritetet lokale të mërkurën, citon “Xinhua”.

Zyra komunale e Kulturës dhe Turizmit bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe, qyteti regjistroi të ardhura totale nga turizmi prej mbi 367.8 miliardë juanë (rreth 51.8 miliardë dollarë amerikanë), rreth 76.8 për qind më shumë se një vit më parë.

Statistikat u publikuan gjatë konferencës së tretë të promovimit të investimeve turistike në Shangai. Gjatë aktivitetit, autoritetet lokale njoftuan gjithashtu se 26 projekte në sektorin e kulturës dhe turizmit, me një investim total prej 117.5 miliardë juanë, pritet të përfundojnë ndërtimin dhe të hyjnë në funksion ose të vazhdojnë përmirësimin deri në fund të vitit 2025.  (Elona)