Fusha më e madhe e metanit në Kinë raporton nivel të ri prodhimi ditor të gazit
2024-03-28 18:01:52

Fusha e metanit Qinshui në provincën Shanxi të Kinës veriore, më e madhja e këtij lloji në vend, prodhoi 7 milionë metra kub gaz të martën, duke arritur një nivel të ri ditor, sipas degës së “PetroChina” në Shanxi.

Fusha e metanit me shtrat qymyri në fushën e naftës “PetroChina Huabei” në Qinshui përfshin më shumë se 3000 km katrorë, me një rezervë të vlerësuar prej 600 miliardë metra kub metan, shkruan “Xinhua”.

Në vitin 2006, fusha e naftës Huabei fitoi të drejtën për të nxjerrë metanin nga qymyri në pellgun Qinshui të Shanxi dhe më pas ndërtoi fushën e parë të metanit me qymyr në Kinë me një kapacitet vjetor të nxjerrjes sipërfaqësore prej më shumë se 2 miliardë metra kub.

Shanxi është një nga rajonet kineze të bollshme me burime metani me shtrat të qymyrit. Përdorimi i metanit me shtrat të qymyrit, i cili është një nënprodukt i qymyrit, mund të ndihmojë në reduktimin e rreziqeve në miniera, uljen e emetimeve të gazeve serrë dhe ndihmesën me mungesën e gazit. (Elona)