Porti i Shangait, më i ngarkuari në botë më 2023
2024-03-28 20:57:01

foto: VCG

foto: VCG

Porti i Shangait mbeti porti më i ngarkuar i kontejnerëve në botë për të 14-in vit radhazi vjet, duke arritur në 49.158 milionë kontejnerë standardë, sipas një konference shtypi në Shangai të enjten.

Shangai po përshpejton rolin e tij si qendër ndërkombëtare ekonomike, financiare, tregtare, e transportit detar dhe e inovacionit shkencor, duke arritur një zhvillim me cilësi të lartë, tha Gong Zheng, kryebashkiaku i qytetit.

Sipas tij, vitin e kaluar, PBB-ja e Shangait arriti në 4.72 trilionë juanë (653.1 milionë dollarë), duke renditur në krye të qyteteve të botës.

Tregu financiar i Shangait regjistroi një vlerë transaksionesh më shumë se 3 300 trilionë juanë në vitin 2023.

Shangai ka tërhequr 1 771 institucione financiare të licencuara, nga të cilat 548 në pronësi të huaj.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërkombëtare të mallrave në portet e Shangait arriti në 10.7 trilion juanë, duke zënë 3.6 për qind të totalit global dhe duke ruajtur vendin e parë midis të gjitha qyteteve.