Prodhuesit kinezë të makinave elektrike sfidojnë kompanitë lider në Shfaqjen e Makinave në Bangkok
2024-03-28 11:20:16

Vizitorët shikojnë automjetin elektrik të BYD "Sealion" gjatë panairit të 45-të të makinave në Bangkok në Nonthaburi, Tajlandë, 26 Mars 2024./AP

Vizitorët shikojnë automjetin elektrik të BYD-së "Sealion" gjatë panairit të 45-të të makinave në Bangkok në Nonthaburi, Tajlandë, 26 Mars 2024./AP

Prodhuesit kinezë të makinave elektrike po paraqesin modelet e tyre të fundit, përfshirë dhe një makinë fluturuese, teksa mposhtin rivalët globalë, në Shfaqjen Ndërkombëtare të Makinave në Bangkok. 

Kompanitë BYD, XPeng dhe Great Wall Motors po shesin shpejt në Tajlandë, duke sfiduar rivalët lider në treg si Toyota, Isuzu dhe Ford, ndërsa zgjerojnë eksportet anembanë botës.

Vitin e kaluar, BYD shiti 30,650 makina elektrike në Tajlandë, ndjekur nga 12,777 të shitura nga Neta, një degë e prodhuesit kinez të makinave elektrike Hozon Auto, me bazë në Zhejiang të Kinës lindore. Ato pasoheshin nga Tesla, MG dhe Great Wall Motor, prodhuesi kinez i makinave.

"Tani ka shumë diversitet. Hyjnë shumë marka të reja. Të jem i sinqertë, mendoj se është gjë mirë për tregun e makinave elektrike," tha Pratarnwong Phornprapha, Kryeoficer Ekzekutiv i Rever Group, shpërndarësi i BYD në Tajlandë.

XPeng, kompani me bazë në Guangzhou, sapo ka hyrë në një treg tashmë të mbipopulluar. Por Paramee Thingcharoen, Shefja e Marketingut, tha se kompania shikoi shumë mundësi dhe tani po teston ujërat. 

"Ne synojmë segmentin kryesor, sepse ofrojmë prodhime të teknologjisë shumë të lartë. Jemi të bindur se kemi një hapësirë të gjerë për të hyrë në treg, ndaj nuk na shqetëson konkurrenca," tha ajo. 

XPeng po prezatonte XPeng AeroHT Voyager X2, një makinë me koncept fluturues. 

"Besojmë se e ardhmja e lëvizjes nuk është e kufizuar vetëm tek rrotat," tha ajo. "Ndoshta mund të kalërojmë edhe ndonjë njëbrirësh. Është e pakufijshme."