Tregtia e jashtme e zonave të tregtisë së lirë të Kinës u rrit me 11.7 për qind në periudhën janar-shkurt
2024-03-28 17:44:02

CFP

CFP

Tregtia e jashtme e 22 zonave pilot të tregtisë së lirë të Kinës u rrit 11.7 për qind në dy muajt e parë, deklaroi Wang Lingjun, zëvendësdrejtor i Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës.

Nga totali, tregtia e jashtme e zonave të tregtisë së lirë në Guangdong, Jiangsu, Sichuan dhe Hebei, secila u rrit me më shumë se 30 për qind nga një vit më parë, shkruan “Xinhua”.

Tregtia e jashtme e Portit të Tregtisë së Lirë Hainan u rrit me më shumë se 20 për qind në dy muajt e parë, vuri në dukje ai.

Importet dhe eksportet totale të mallrave të Kinës u zgjeruan 8.7 për qind në dy muajt e parë të këtij viti. (Elona)

CFP

CFP