Xi jep certifikatat e urdhrit për gradimin e oficerëve në gjeneralë
2024-03-28 21:18:14

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Xi Jinping, kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak (KQU), dha të enjten certifikatat e urdhrit për të promovuar dy oficerë në gradën e gjeneralit. Oficerët e graduar janë Wang Renhua, sekretar i Komisionit për Çështjet Politike dhe Juridike të KQU-së, dhe Xiao Tianliang, rektor i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare.

Zhang Youxia, nënkryetari i KQU-së, shpalli urdhrin e gradimit, i cili u nënshkrua nga Xi. He Weidong, gjithashtu nënkryetar i KQU-së, kryesoi ceremoninë.

 Xi u shprehu urime oficerëve. Më pas, Xi dhe udhëheqës të tjerë bënë një foto në grup me ta.

“Gjeneral” është grada më e lartë për oficerët në shërbim aktiv në Kinë.