Drejtuesi i kompanisë Apple bëri komentet pozitive për Kinën
2024-03-28 10:34:31

CFP

CFP

Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Apple, bëri komentet lavdëruese për Kinën, gjatë një vizite të fundit, në përpjekje për të nxitur shitjet e telefonave inteligjentë iPhone.

Zoti Cook ishte në Shangai për hapjen e dyqanit më të madh të kompanisë Apple në Kinë të premten dhe u takua me përfaqësuesë politikë dhe të biznesit. Ai vlerësoi Kinën si një vend me "gjallëri dhe dinamikë ".

Ndërtimi i dyqanit të ri të kompanisë Apple mori shtatë vjet dhe kushtoi mbi 11 milionë dollarë. Thuhet se është dyqani i dytë më i madh në botë i kompanisë Apple dhe më i madhi në Azi, me rreth 150 punonjës.

Mbrëmjen e së enjtes, të paktën 12 orë para hapjes së planifikuar, para dyqanit ishte krijuar një radhë e gjatë me njerëz.