CMG-ja:Pse Filipinet kanë shtuar provokimet në Detin e Kinës Jugore?
2024-03-28 10:28:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Që nga marsi i këtij viti, Filipinet kanë shtuar provokimet në zonën detare afër "Ren' ai Jiao". 

Më 5 mars, dy anije furnizuese dhe dy anije të policisë detare filipineze, u futën pa leje në zonën detare afër "Ren'ai Jiao" për të transportuar materiale ndërtimi dhe furnizime në anijen ushtarake që u ankorua në mënyrë të paligjshme atje, duke u përplasur me anije detare të Kinës. Policia detare kineze e ndaloi sipas ligjit veprimin e palës filipineze.

Pas 18 ditëve, Filipinet shkelën premtimet e bëra dhe dërguan përsëri një anije furnizuese dhe dy anije të policisë detare në zonën detare afër "Ren'ai Jiao" me qëllim transportimin e materiale, për të ndërtuar një post të përhershëm në ishullin pa njerëz të Kinës. Policia detare kineze mori masa kontrolluese dhe mposhti përsëri provokimin e palës filipineze.

Krahas këtyre, më 21 mars, 34 persona filipinezë zbarkuan në mënyrë të paligjshme në gumën "Wire the reef" të Kinës. Policia detare kineze e ndaloi përsëri orvatjen e palës filipineze për pushtimin e gumës.

Analistët janë të mendimit se veprimet e palës filipineze kanë 3 orvatje. 

Së pari, përhapja e pretendimit të paligjshëm për Detin e Kinës Jugore. Policia detare filipineze ka publikuar shumë shkrime e video në media sociale, për të fshehur të vërtetën, duke mashtruar opinionin publik ndërkombëtar.

Së dyti, acarimi i problemit të Detit të Kinës Jugore. Pas zhvillimit të lundrimit të përbashkët me palën amerikane, vitin e kaluar, Filipinet kanë shtuar dukshëm provokimet në Detin e Kinës Jugore.

Së treti, SHBA, Japonia e Filipinet do të zhvillojnë një Samit në Uashtington, në prill. Opinioni publik parashikon se problemi i Detit të Kinës Jugore do të jetë në fokus të Samitit. Filipinet përforcojnë provokimet në det, pikërisht për të ngritur këtë çështje. (Fani)