Guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës bën thirrje për reformën e kuotave të FMN-së
2024-03-28 14:48:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pan Gongsheng, guvernatori i Bankës Popullore të Kinës (PBOC), u bëri thirrje vendeve aziatike që së bashku të vijojnë me reformën e kuotave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në mënyrë që institucioni financiar ndërkombëtar të mund të luajë më mirë rolin e saj si qendra e rrjetit global të sigurisë financiare, shkruan “Xinhua”.

Deklarata e Pan u bë ndërsa ndoqi një nënforum të Konferencës Vjetore të Forumit Boao për Azinë 2024, të titulluar “Thellimi i Bashkëpunimit Financiar në Azi”, mbajtur në Boao, provincën Hainan të Kinës jugore.

“Vendet aziatike duhet të punojnë së bashku për të promovuar reformën e kuotave të FMN-së dhe për të arritur rregullimin e kuotave sa më shpejt të jetë e mundur për të pasqyruar më mirë pozicionet e duhura të vendeve aziatike në ekonominë globale, dhe veçanërisht për të rritur zërin dhe përfaqësimin e tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim”, tha Pan, duke theksuar se vendet aziatike mund të nxisin një konsensus për një formulë të re të kuotave sa më shpejt të jetë e mundur, duke hedhur themelet për rregullimin e kuotave.

“Kjo është për të siguruar që FMN-ja është një institucion i bazuar në rregulla që praktikon vërtet multilateralizmin”,- tha ai.

Pan u kërkoi vendeve aziatike të vijojnë me shkëmbimet dypalëshe të monedhës.

Banka Qendrore kineze ka nënshkruar marrëveshje shkëmbimi të monedhës vendase me 29 vende dhe rajone, me një madhësi totale shkëmbimi prej më shumë se 4 trilionë juanë (rreth 564 miliardë dollarë amerikanë), duke promovuar në mënyrë efektive tregtinë dhe investimet ndërkufitare, deklaroi Pan.

“Banka Popullore e Kinës është e gatshme të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin monetar me ekonomitë aziatike për të promovuar lehtësimin e tregtisë dhe investimeve dypalëshe dhe të luajë rolin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar rajonal”,- tha Pan.

Ai theksoi se Kina i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe parandalimit dhe zbutjes në mënyrë proaktive të rreziqeve financiare, duke theksuar se vendi po formulon një ligj për stabilitetin financiar që kërkon të krijojë mekanizma që përcaktojnë përgjegjësitë dhe ndarjen e kostos në trajtimin e rreziqeve. (Elona)