Ministri i Jashtëm i Beninit do të vizitojë Kinën nga 28 mars deri më 1 prill
2024-03-27 23:38:32

Ministri i Jashtëm beninez Shegun Adjadi Bakari do të bëjë një vizitë zyrtare në Kinë nga 28 mars deri më 1 prill me ftesë të anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministrit të Punëve të Jashtme Wang Yi, u njoftua të mërkurën prej zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.