Kina zotohet të zgjerojë më tej hapjen e nivelit të lartë për investimet e huaja
2024-03-27 15:09:17

CFP

CFP

Ministria e Tregtisë bëri të ditur se Kina do të zgjerojë hapjen e saj të nivelit të lartë, duke ofruar më shumë mundësi për investitorët e huaj për t'u përfshirë në operacione më të thella në vend.

Ndërsa Kina vazhdon të heqë kufizimet e hyrjes në treg në sektorin e prodhimit, ajo gjithashtu do të promovojë hapjen e sektorëve të tillë, si telekomunikacioni dhe kujdesi mjekësor, për të krijuar më shumë mundësi tregtie dhe investimesh për investitorët e huaj, tha zëvendësministri i Tregtisë, Guo Tingting, në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2024.

Vendi do të nisë gjithashtu një fushatë për të rritur investimet, për të vazhduar optimizimin e shërbimeve dhe për të siguruar plotësisht trajtimin kombëtar për ndërmarrjet e financuara nga jashtë, tha Guo, citon “Xinhua”.

Guo vuri në dukje se Kina do të thellojë bashkëpunimin shumëpalësh dhe dypalësh dhe do të punojë për rezultate më praktike në mekanizma si G20-a, APEC-u dhe BRICS-i, në mënyrë që nga rezultatet e globalizimit ekonomik të mund të përfitojnë më mirë të gjitha palët. (Elona)