Franca shton operacionet policore kundër drogës në qytetet e mëdha
2024-03-27 11:42:52

Policia franceze (Foro ATSH)

Policia franceze (Foro ATSH)

Franca do të shtojë përpjekjet për të frenuar trafikun e paligjshëm të drogës që ka dalë jashtë kontrollit në qytetet e saj të mëdha, deklaroi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin gjatë një serie kontrollesh në Lilë, Dizhon dhe rajone rreth Lionit dhe Parisit, bën të ditur “ATSH”.

“Beteja jonë kundër drogës dhe tregtarëve është totale. Ne do të shumëfishojmë operacionet që kemi përgatitur prej muajsh për të goditur fort”,- deklaroi Darmanin pas kontrolleve që çuan në 187 arrestime.

Operacionet policore do të vazhdojnë edhe në Marsejë, ku në më pak se një javë u kryen 230 arrestime.

Bastisjet janë pjesë e një strategjie, që synon pastrimin e rreth 4000 pikave të nxehta të trafikut të drogës në vend. (Elona)