Provinca kineze Jiangsu raportoi rekord të tregtisë së jashtme me anëtarët e BRICS në janar-shkurt
2024-03-27 17:35:52

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Provinca Jiangsu, një fuqi ekonomike në Kinën lindore, regjistroi shifra rekord të tregtisë së jashtme me vendet e BRICS, gati 102.22 miliardë juanë (rreth 14.4 miliardë dollarë amerikanë) në dy muajt e parë të vitit, një rritje prej 36 për qind në baza vjetore, njoftoi Dogana e Nanjing, citon “Xinhua”.

Në veçanti ra në sy vlera e tregtisë mes Jiangsu dhe Indisë e Brazilit, duke arritur përkatësisht 25.31 miliardë juanë dhe 23.87 miliardë juanë në dy muajt e parë të vitit. Këto shifra pasqyrojnë ritmet përkatëse të rritjes vjetore prej 12.1 për qind dhe 36.4 për qind.

Sipas të dhënave doganore, kjo rritje e dukshme e shifrave tregtare mund t'i atribuohet sektorit të fuqishëm privat të Jiangsu.

Ndërkohë, Jiangsu gjithashtu bëri përparim në eksportimin e tre produkteve kryesore të gjelbra me teknologji intensive, automjetet me energji të re, bateritë litium-jon dhe produktet fotovoltaike, të cilat po fitojnë popullaritet në tregjet në zhvillim të BRICS-it.

BRICS është akronimi për një mekanizëm bashkëpunues në tregje në zhvillim që fillimisht paraqiti Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Më 1 janar 2024, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani dhe Etiopia gjithashtu iu bashkuan BRICS-it, duke dyfishuar numrin e anëtarëve të tij nga 5 në 10. (Elona)