Fitimet industriale të Kinës, rritje 10.2 % në 2 muajt e parë të vitit
2024-03-27 20:59:39

foto: VCG

foto: VCG

Fitimet e firmave të mëdha kryesore industriale të Kinës u rritën 10.2 për qind në dy muajt e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e publikuara të mërkurën nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

 

Kjo shifër shënon një pikë kthese nga rënia 2.3 për qind e regjistruar në vitin 2023, tha NBS.

 

Firmat industriale me të ardhura nga biznesi kryesor të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.82 milionë dollarë) kishin fitime që arritën gjithsej 914.06 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe.

 

foto: VCG

foto: VCG

Ndër 41 kategoritë industriale të monitoruara nga zyra, 29 arritën fitime.

 

Fitimet e sektorit të prodhimit të pajisjeve patën një rritje të shpejtë në dymujorin e parë.

 

foto: VCG

foto: VCG

Fitimet në këtë sektor u rritën 28.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vjet, 24.8 pikë përqindjeje më shumë se rritja e regjistruar vjet.

 

Kjo kontribuoi me 6.7 pikë përqindjeje në rritjen e fitimeve industriale të përgjithshme të Kinës, tha NBS.