Kina do të nisë fushatën e popullarizimit të ligjit për gratë në zonat rurale
2024-03-27 15:25:57

CFP

Kina ka vendosur të nisë një fushatë për shpërndarjen e ligjit për gratë në zonat rurale, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për ligjin dhe për të ofruar shërbime ligjore për ata që kanë nevojë, bëhet e ditur në një qarkore të publikuar bashkërisht nga Federata e Grave Gjithë-Kinë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, citon “Xinhua”.

Qarkorja përmban rregullime për këtë fushatë që synon gratë në zonat rurale, si dhe pasardhësit dhe familjet e tyre.

Aktivitete të ngjashme do të zhvillohen në lidhje me aspekte të tilla si mbrojtja e të drejtave dhe interesave të grave dhe mbrojtja e të miturve, sipas qarkores, duke shtuar se fushata do të zhvillohet në mbarë vendin, me fokus parësor rajonet e pazhvilluara perëndimore.

CFP

Qarkorja u kërkon autoriteteve lokale të përfitojnë nga fushata për të ofruar shërbime ligjore të përshtatshme, cilësore dhe efikase për gratë rurale, veçanërisht ato që jetojnë në zona të largëta bujqësore. (Elona)