Shkencëtarët kinezë përdorin makineri për parashikimin e saktë të akullit të detit Antarktik
2024-03-27 14:31:21

CFP

CFP

Shkencëtarët kinezë bënë parashikime të sakta në lidhje me akullin e detit Antarktik për periudhën dhjetor 2023 - shkurt 2024 duke përdorur metoda të të mësuarit të thellë.

Ekipi hulumtues përdori një rrjet nervor Convolutional Long-Term Memory (ConvLSTM) për të ndërtuar një model parashikimi të akullit të detit Antarktik në shkallë sezonale, shkruan “Xinhua”.

Parashikimi i tyre tregoi se akulli i detit Antarktik mbeti afër niveleve më të ulëta historike në shkurt 2024, por kishte më pak indikacione që ai të arrinte një nivel të ri rekord.

Ekipi, i udhëhequr nga studiues nga Universiteti Sun Yat-sen dhe Laboratori Jugor i Shkencës dhe Inxhinierisë Detare të Guangdong (Zhuhai), paraqiti rezultatet e parashikimit në dhjetor. Rezultatet u publikuan në revistën “Advances in Atmospheric Sciences” në fillim të shkurtit.

Parashikimi i tyre u vërtetua më pas nga vëzhgimet më të fundit satelitore për muajin shkurt.

Sipas studiuesve, krahasimi i suksesshëm midis të dhënave të parashikimit dhe vëzhgimit vërteton saktësinë e modelit ConvLSTM dhe potencialin e tij për parashikimin e besueshëm të akullit të detit Antarktik. (Elona)