Zëvendëskryeministri: Kompanitë shumëkombëshe janë të mirëseardhura për të zgjeruar investimet në Kinë
2024-03-27 17:15:48

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kompanitë shumëkombëshe janë të mirëpritura të zgjerojnë investimet e tyre në Kinë, deklaroi zëvendëskryeministri kinez He Lifeng, gjatë një takimi në Pekin me përfaqësues të kompanive shumëkombëshe që merrnin pjesë në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2024, teksa shkëmbyen mendime mbi situatën ekonomike në botë dhe Kinën, si dhe për zgjerimin e investimeve në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Përfaqësuesit ishin presidenti i “Blackstone Group”, Stephen Schwarzman, presidenti i “Pfizer” Albert Bourla, presidenti i “Corning”, Wendell Weeks, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i “Siemens AG” Roland Busch dhe shefi ekzekutiv i “John Swire & Sons Limited” Merlin Swire.

Ai tha se Kina po përshpejton zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore, ekonomia vazhdon të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme, perspektiva e zhvillimit është premtuese dhe kompanitë shumëkombëshe janë të mirëpritura të zgjerojnë investimet e tyre në Kinë.

Përfaqësuesit e kompanive shumëkombëshe thanë se janë optimistë për potencialin e tregut kinez dhe do të vazhdojnë të rrisin investimet në Kinë. (Elona)