Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia është e hapur për dialog me SHBA-në
2024-03-27 17:22:48

Zedhenesi i Kremlinit (Foto Rtsh)

“Rusia është e hapur për një dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kërkon një diskutim gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve. Presidenti Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se ne jemi të hapur për një dialog”,- deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan “Tass”, citon “RTSH”.

Më herët, ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, deklaroi se Ambasada ruse në SHBA kishte rënë dakord me zyrtarët e administratës amerikane për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe javën e ardhshme.

“Presidenti rus ka thënë vazhdimisht se ne jemi të hapur për një dialog, se ne besojmë se është e nevojshme të diskutohen të gjitha çështjet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ju nuk mund t’i hiqni disa çështje nga konteksti i përgjithshëm që tani dominon marrëdhëniet tona dypalëshe. Ne jemi të hapur për një dialog dhe kemi vullnet politik, por jemi në favor të një diskutimi gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve”,- tha Peskov. (Elona)