Kina do të promovojë përmirësimin industrial dhe të zinxhirit të furnizimit
2024-03-27 14:41:14

CFP

CFP

Kina do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të punojë me ndërmarrjet në mbarë botën për të promovuar përmirësimin industrial dhe të zinxhirit të furnizimit, deklaroi ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Jin Zhuanglong, citon “Xinhua”.

Në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2024, ministri tha se kompanitë kineze dhe të huaja mund të thellojnë bashkëpunimin për inovacionin e shkencës dhe teknologjisë, për digjitalizimin dhe zhvillimin e gjelbër të sektorit të prodhimit, si dhe midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

CFP

CFP

Zinxhirët industrialë dhe të furnizimit në Kinë janë formuar dhe evoluar përmes pjesëmarrjes së saj në ndarjen globale industriale të punës, tha Jin, duke vënë në dukje se ndërmarrjet e investuara nga jashtë janë një pjesë e rëndësishme e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit të Kinës.

Ndërmarrjet me investime të huaja kontribuan me 30.2 për qind në tregtinë totale të jashtme të Kinës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të vendit, tha ministri. (Elona)