Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhorë në Kinë u rritën me 36.2% në janar-shkurt
2024-03-27 17:40:08

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Udhëtimet e pasagjerëve të linjave hekurudhore në Kinë shënuan një rritje vjetore me 36.2 për qind në dy muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Transporteve, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 693.14 milionë udhëtime pasagjerësh në rrjetet hekurudhore të vendit.

Vëllimi i transportit hekurudhor të Kinës, një tregues kryesor i aktiviteteve ekonomike, ra me 0.5 për qind në baza vjetore në 805.87 milionë tonë.

Të dhënat treguan gjithashtu se investimet e aseteve fikse të Kinës në hekurudha arritën në 65.2 miliardë juanë (rreth 9.19 miliardë dollarë amerikanë) në dy muajt e parë, me një rritje prej 9.5 për qind në baza vjetore. (Elona)