SHBA- Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas shembjes së urës në Baltimorë
2024-03-27 17:30:28

Ura ne Baltimore (Foto Atsh)

Guvernatori i Merilandit, Wes Moore, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin amerikan pas shembjes së një ure të madhe në Baltimorë.

Në një postim në “X”, Moore shkroi se zyra e tij mbetet në kontakt të ngushtë me sekretarin amerikan të Transportit, Pete Buttigieg, kryetarin e bashkisë së Baltimorës, ekzekutivin e qarkut dhe shërbimet e urgjencës, shkruan “ATSH”.

Mbrëmjen e të hënës, një anije mallrash u përplas me urën “Francis Scott Key” në portin e metropolit të Bregut Lindor të Baltimorës, duke shkaktuar shembjen e saj.

Dhjetëra automjete ranë në ujë pas shembjes së urës dhe ekipet e shpëtimit kërkuan për personat në to, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve. (Elona)